LAJMI I FUNDIT:

ËSHTË E VËRTETË: Ndarja dhemb sikur t’ju djeg dikush me zjarr!

ËSHTË E VËRTETË: Ndarja dhemb sikur t’ju djeg dikush me zjarr!

Nëse keni menduar që lëndimi emocional pas ndarjes nuk është real, e keni gabim. Dhembja emocionale djeg sikur zjarri, vërtet është kështu.

Çdo femër dhe mashkull, të cilëve ndonjëherë u janë thyer zemrat, e di që ndarja është gjë shumë e dhembshme, ndërkaq tani është publikuar edhe hulumtimi i cili e konfirmon edhe saktë se sa është e dhembshme kur dikush na braktis, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi që është botuar në Los Angeles Times ka zbuluar që truri ynë nuk bën dallim midis dhembjes psikike dhe asaj fizike, gjë që do të thotë, kur dikush na braktis, vërtet ndiejmë dhembje e cila mund të krahasohet me dhembjen fizike.


Tri universitete amerikane këtë hulumtim kanë studiuar afro 40 njerëz të cilët kohë më parë janë braktisur nga partnerët dhe u janë bërë skanime të trurit. Secili nga pjesëmarrësit është detyruar të shohë fotografinë e personit i cili i ka braktisur dhe sërish të përjetojë dhembjen të cilën e ndien për shkak të ndarjes.

Gjatë shikimit të fotografive, subjektet kanë përjetuar dhembjen me intensitet 8 deri 10 shkallë të laboratorit. Hulumtuesit atë intensitet e kanë krahasuar me dhembjen të cilën do ta ndienim sikur dikush do të na digjte me shufër të skuqur në zjarr.

Nëse ai proces psikologjik vazhdohet, siç ndodhë zakonisht, truri unë regjistron që vërtet diçka na djeg, sikur vërtet të jemi në zjarr, vetëm që nuk mund të konstatohet përse ndodh kështu. /Telegrafi/