LAJMI I FUNDIT:

Eksperiment social: Shikoni si reagojnë qytetarët e Londrës, kur shohin një “nënë” duke i bërtitur fëmijës në karrocë (Foto/Video)

Eksperiment social: Shikoni si reagojnë qytetarët e Londrës, kur shohin një “nënë” duke i bërtitur fëmijës në karrocë (Foto/Video)

Të gjithë e dimë se nuk është në rregull të përzihemi në punët e dikujt tjetër – në veçanti kur është fjala për fëmijët. Por shtrohet pyetja, kur është momenti i duhur për të ndërhyrë?

Aktorja e Mail Online, Chloe Driver ka realizuar një kamerë të fshehtë në formë të eksperimentit social në rrugët e Londrës, për t’i testuar qytetarët se si do të reagonin po të shihnin një nënë duke i bërtitur fëmijët së vet, transmeton Telegrafi.


“Nëna” kishte dalë me karrocë të fëmijëve në rrugët më të frekuentuara të Londrës, dhe në momentin që shihte turmën e njerëzve duke iu afruar fillonte t’i bërtiste fëmijës që e kishte në karrocë, të cilën në disa momente e shkunde dhe e kërcënonte me shuplaka.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq reagimet e qytetarëve ku disa prej tyre madje shqetësoheshin me veprimin e kësaj “nëne”, derisa kishte edhe prej atyre që nuk brengoseshin fare se çfarë ishte duke bërë. /Telegrafi/