LAJMI I FUNDIT:

Egjipt, shembet ndërtesa, 25 të vdekur

Egjipt, shembet ndërtesa, 25 të vdekur

Një bllok banese është shembur në Aleksandri të Egjiptit, ndërsa si pasojë kanë vdekur të paktën 25 persona dhe tetë të tjerë lënduar.

Shkaku i shembjes së ndërtesës 8 katësh ende nuk është bërë i ditur, mirëpo zyrtarë të Aleksandrisë theksuan se ndërtimi i banesës ishte pa leje.

Raportohet se shembja ka ndodhur në orët e hershme, kur shumica e banorëve ishin në shtëpi. /Telegrafi/