LAJMI I FUNDIT:

E harroi celularin në aeroplan, ndalohet për disa minuta puna e aeroportit të Shkupit

E harroi celularin në aeroplan, ndalohet për disa minuta puna e aeroportit të Shkupit

Aeroporti i Shkupit “Leka i Madh” ka shtuar masat e sigurisë në objektin e aeroportit, tek pista dhe tek parkingu për një arsye që doli të jetë banale, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Një pasagjer që aderoi në Shkup nga Turqia ka shkaktuar problem të madh në aeroport dhe e ka bllokuar të tërin.


Në aeroplanin e linjës ‘Turkish Airlines’ pasagjeri në fjalë e ka harruar celularin. Celulari ka qenë arsyeja e panikës dhe aktivizimit të policisë dhe sigurimit.

Celulari është menduar se është mjet shpërthyes kurse policia e ka identifikuar dhe e ka konstatuar se nuk është rrezik.

Pasi janë siguruar se nuk ka asgjë, sigurimi dhe policia janë tërhequr dhe ka vazhduar puna normale./Telegrafi/