A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
Sa herë mendojmë për skadimin, nuk mund të mos mendojmë për shportën ushqimore. Por mesa duket ekzistojnë edhe shumë produkte të tjera që kanë nevojë të ripërtërihen herë pas here.
Data e tyre e skadimit mund të mos jetë e shënuar në etiketën përkatëse ose në manualin shoqërues.
Prandaj lexoni këshillat tona që të bëni disa spastrime në shtëpinë tuaj dhe të largoni objektet toksike që gjenden aty prej vitesh.
Dërrasa e prerjes në kuzhinë: Çdo 12 muaj
Ju prisni perime dhe mish çdo ditë mbi të, por ndoshta nuk e mendoni që dërrasa e prerjes është një magazinë bakteresh. Studimet e ndryshme kanë treguar se tek dërrasa e prerjes 200% më shumë baktere sesa në tualet.
Jastëkët: Çdo dy vite
Jastëkët janë vendi ku mbështesim kokën dhe faqet. Për këtë arsye duhet të ndërrohen të paktën një herë në dy ose tre vite.
Enët e drurit: Çdo pesë vite
Edhe lugët e drurit kanë datë skadence. Druri ka më shumë pore se sa plastika apo metali, çka e bën më të ndjeshëm për të akumuluar mikrobe dhe baktere. Kjo mund të çojë në lloje të ndryshme helmimesh nga ushqimi.
Enët plastike për ruajtjen e ushqimit: Çdo tre muaj
Enët plastike që përdorni për të ruajtur drekën tuaj apo ushqimet e mbetura janë vendi i parë i strehimit të kimikateve të rrezikshme. Ndërrojini ato çdo tre muaj.
Shapkat: Çdo gjashtë muaj
Për të shmangur përhapjen e infeksionit,shapkat duhet të lahen mirë sa më shpesh të jetë e mundur, këshillon Living. Përveç kësaj duhet t’i zëvendësoni çdo gjashtë muaj.
Furça e dhëmbëve: Çdo 3 muaj
Shumë prej nesh e kanë gabim kur mendojnë se furça e dhëmbëve duhet ndërruar pasi të ketë humbur komplet formën e saj. Ekspertët rekomandojnë që furçat manuale apo elektrike duhet të ndërrohen çdo muaj nëse vuani nga gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, dhe pas tre muajsh për çdo rast tjetër.
Krehri i flokëve: Çdo katër vite
Shumë infeksione të lëkurës mund të përhapen nga një person në tjetrin duke ndarë të njëjtën krehër flokësh. Krehri duhet të jetë personal dhe duhet ndërruar çdo katër vjet ose më herët.
Furçat e tualetit: Çdo gjashtë muaj
Furçat e tualetit është si një vendstrehimi për bakteret. Ajo duhet të zëvendësohet çdo 6 muaj. Lajini me sapun të lëngshëm që i përshtaten pH-it të lëkurës suaj./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre