LAJMI I FUNDIT:

Dhunë në futbollin shqiptar: Lojtari arrestohet pasi godet gjyqtarin, ky i fundit dërgohet në spital dhe humb dëgjimin në veshin e djathtë

Dhunë në futbollin shqiptar: Lojtari arrestohet pasi godet gjyqtarin, ky i fundit dërgohet në spital dhe humb dëgjimin në veshin e djathtë

Një lojtar i ekipit të Domosdovës është arrestuar nga policia e Tepelenës, pasi e ka goditur gjyqtarin kryesor të ndeshjes në Kategorinë e Dytë të kampionatit shqiptar.

Policia ka bërë të ditur se Lleshi gjatë ndeshjes Tepelena-Domosdova në stadiumin “Sabaudin Shehu”, e ka goditur me grusht gjyqtarin A. M. (Ardit Merdanaj), ashtu që ndaj 33-vjeçarit rëndon akuza e goditjes për shkak të detyrës.


Gjithçka ndodhi në një ndeshje ku asnjë prej ekipeve nuk ka objektiva dhe vetëm luajnë për të respektuar kampionatin. Por, kjo nuk ka mjaftuar që vetëm për akordimin e një penaltie gjyqtari të rrezikojë jetën. Ai ka përfunduar në spital dhe nuk dëgjon më nga veshi i djathtë.

Ishte minuta e 58-të e ndeshjes në Tepelenë ku rezultati ishte 1-0 për miqtë nga Përrenjasi. Në këtë moment, gjyqtari vlonjat akordoi njëmbëdhjetëmetërsh për vendësit, gjë që është kontestuar nga Lleshi. Pasi është ndëshkuar me kartonin e kuq për shtyrje të arbitrit, lojtari ka goditur me grusht në kokë Merdanajn. Pas kësaj, ndeshja është ndërprerë menjëherë, në një kohë që Lleshi është shoqëruar në komisariatin e Tepelenës dhe e ka kaluar aty natën e mbrëmshme.

Në një rrëfim ekskluziv për Panorama Sport, gjyqtari Merdanaj ka treguar gjithçka ndodhi në sfidën e Tepelenës.

“Në një moment, akordoj penallti për Tepelenën dhe ndëshkoj me karton të verdhë lojtarin që e shkaktoi atë. Dhe ai lojtar nuk reagoi duke pranuar vendimin. Në këtë moment vjen futbollisti tjetër i Domosdovës Lleshi dhe më shtyn duke protestuar për penalltinë. Unë i nxjerr kartonin e kuq dhe më pyet se pse e ndëshkoj. Unë ia argumentoj këtë për veprimin që bëri dhe e pranoi”.

Lojtari largohet dhe unë shkoj në zonë për të pritur ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshit. Në këtë moment, Lleshi merr vrull dhe vjen e më godet me grusht nga mbrapa kokës duke më kërcënuar njëkohësisht. Unë isha në gjendje të lirë dhe nuk e prisja këtë goditje, madje as delegati, vëzhguesi apo lojtarët e tjerë. Të gjithë u habitën se si e bëri atë veprim, pasi futbollisti po dilte nga fusha”.

“Mu krijua një gjendje të fikti dhe isha i turbulluar. Më pas ndërhyri policia që më ndihmoi dhe u qetësua situata. E gjithë kjo histori ishte pa arsye. Më pas, delegati dhe vëzhguesi kontaktuan me zyrtarët e FSHF-së dhe vendosa ta ndërpres takimin. Rregullorja e thotë qartë që nëse arbitri dëmtohet nga faktorë të jashtëm, takimi ndërpritet automatikisht. U thirrën kapitenët dhe përfaqësuesit e klubeve dhe iu komunikua vendimi dhe u pranua ajo që ndodhi”.

“Më pas shkova në komisariat dhe bëra denoncimin sipas rregullave dhe lojtari që më dhunoi Lleshi u shoqërua në polici dhe do mbahej aty gjatë natës. Ai ishte i papërmbajtshëm, pasi, përveçse më goditi mua, pati përplasje edhe me forcat e rendit. Ndërsa, lojtari tjetër Ardit Facja më shau dhe ofendoi”, ka rrëfyer gjyqtari.

Për rreth dy orë, gjyqtari qëndroi në spitalin e Tepelenës ku mori mjekimin e nevojshëm. Në rrëfimin e tij, Merdanaj ka treguar edhe për pasojat që i kanë mbetur pas goditjes së djeshme (e diel).

“Kam dhimbje në kokë dhe nuk dëgjoj fare nga veshi i djathtë. Tani jam rrugës dhe do të shkoj menjëherë në spitalin e Vlorës për të bërë kontrolle më të imtësishme me skaner. Nuk e kuptoj një veprim të tillë”.

“Edhe pse ishte një ngjarje e rëndë, nuk do të tërhiqem. Është një punë që e kam nisur me pasion dhe do ta vazhdoj. Pavarësisht pagesave dhe asaj që ndodhi, unë nuk tërhiqem. E keqja do të dënohet përherë”, e ka përfunduar rrëfimin e tij të dhimbshëm gjyqtari që ra pre e dhunës dje në Tepelenë.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori