LAJMI I FUNDIT:

Deputetët në ‘Pazar’

Deputetët në ‘Pazar’

Koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma (PAN) do ta ketë mjaft të vështirë që ta krijojë Qeverinë e re, për shkak të numrave të kufizuar që ka.

Ky koalicion në zgjedhjet e 11 qershorit ka fituar vetëm 39 deputetë, numër ky i pamjaftueshëm për ta formuar Qeverinë edhe nëse i merr në koalicion të gjithë 20 deputetët minoritarë.


Edhe “Vetëvendosje”, si subjekti i dytë me më së shumti vota, nuk do të mundë ta krijojë e vetme Qeverinë edhe nëse i jepet mandati, shkruan “Zëri”.

Andaj, për ta arritur një gjë të tillë cilido grup duhet të lidhë koalicion ose të sigurojë një numër të deputetëve të subjekteve të tjera.

Përderisa disa prej partive politike zotohen se deputetët e tyre nuk do të kontrabandohen, njohësit e çështjeve politike në Kosovë konsiderojnë se një gjë e tillë pritet të ndodhë. Ata thonë se “peshkimi” i deputetëve është shumë i lehtë me ofrimin e tenderëve apo shumave të majme të parave.

Jo shumë vite më parë kishte ndodhur edhe prishja e koalicioneve parazgjedhore.  /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori