LAJMI I FUNDIT:

Dënohet për shkak se voziti makinën në mënyrë të çuditshme (Foto)

Dënohet për shkak se voziti makinën në mënyrë të çuditshme (Foto)

Adam Elliot nga qyteti Newcastle i Anglisë, është dënuar për shkak se ka vozitur veturën Ford Ka, duke e drejtuar me gjunjë, derisa ishte i ulur mbi mbështetësen e karriges.

Për këtë arsye, 26-vjeçari është dënuar me nëntë muaj burg, por më pas u kthye në lirim me kusht për 18 muaj, si dhe dy vjet ndalesë në vozitje, transmeton Telegrafi.


Vozitja e rrezikshme në mes të trafikut

Fillimisht, shoferi i gjatë 2.15 metra, është ndaluar sepse kishte nxjerrë kokën jashtë makinës pa tavan, por ishte arsyetuar se këtë e bënte shkaku i gjatësisë.

Mirëpo, më vonë është publikuar rasti, kur ai kryente vozitjen me gjunjë, ndërsa shoferët i bini sirenës duke mos besuar se ai mund të vepronte ashtu.

“Dukej si një cirk në mes të rrugës, sa interesante për ta parë, aq edhe e frikshme sepse mund ta humbte kontrollin”, ka thënë një dëshmitar lidhur me rastin. /Telegrafi/