LAJMI I FUNDIT:

Chelsea i Contes po bën çudinë me 3-4-3: 5 ndeshje – 5 fitore, 16 gola të shënuar – 0 të pësuar (Foto)

Chelsea i Contes po bën çudinë me 3-4-3: 5 ndeshje – 5 fitore, 16 gola të shënuar – 0 të pësuar (Foto)

Antonio Conte ka gjetur ‘ilaçin’ e suksesit të skuadrës së tij, Chelsea.

Kur Antonio Conte bëri një zëvendësim gjatë humbjes se Chelseat me rezultat 3-0 ndaj Arsenalit në fund të shtatorit, pak njerëz kishin parashikuar se ky do të ishte një fillim i ri për ekipin e tij për të ndërtuar ambiciet për titullin e Ligës Premier.


Ishte mbrojtësi spanjoll, Marcos Alonso, i cili zëvendësoi Cesc Fabregasin në minutën e 55-të në Emirates dhe ‘Blutë’ kaluan në mbrojtjen me tre dhe që nga ajo kohë më nuk ndryshuan formacionin.

zevendesimi
Momenti i zëvendësimit apo i ndryshimit për Chelsean

Ky zëvendësim ishte pikënisje e ndryshimit të Chelseat, pasi që nga ajo humbje me Arsenalit pastaj ka fituar pesë ndeshje radhazi duke treguar formë të jashtëzakonshme dhe duke u renditur në vendin e dytë me një pikë më pas se lideri, Liverpooli.

Kjo është një kthesë e shquar, ndërsa formacionin 3-4-3 të Contes e ka lavdëruar edhe Ronald Koeman, i cili u shkatërrua në fundjavë me skuadrën e tij, Evertonin. “Unë kurrë nuk kam parë një ekip aq të fortë duke luajtur me këtë sistem. Ky sistem është shumë i vështirë për të luajtur kundër tyre”. /Telegrafi/

Formacioni ndaj Arsenalit: 

vs-arsenal1

Formacioni ndaj Evertonit dhe pesë ndeshjeve tjera: 

vs-everton

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori