Për shumë njerëz, kafja është shumë më shumë sesa një pije: është pjesë e pandashme e rutinës së zgjimit nga gjumit, diçka pa të cilën nuk mund të funksionojnë.
Qoftë nëse e pëlqeni shijimin e kafesë në një mëngjes të hershëm apo gjatë drekës me familjarët dhe miqtë, ajo gjithmonë është ide e mirë.
Prandaj, Telegrafi më poshtë ju sjellë disa nga gjërat të cilat i ndodhin trupit tuaj pasi ta keni konsumuar një kafe:
10 minutat e parë
Kafeina futet në qarkullimin tuaj të gjakut, ndërsa shtypja e gjakut dhe rrahjet e zemrës fillojnë të rriten.
20 minutat e parë
Filloni të ndjeheni më të përqendruar, duke e pasur më të lehtë zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve. Pra, kafeina mund t’ju ndihmojë të ndjeheni më pak të lodhur duke i lidhur receptorët adenozinë të trurit tuaj.
Pas 30 minutave
Trupi juaj fillon të prodhojë më shumë adrenalinë. Kjo shpie në vizion më të mprehtë sepse bebëzat tuaja fillojnë të zmadhohen pak.
Pas 40 minutave
Niveli i serotoninës në trupin tuaj fillon të rritet. Kjo e përmirëson funksionimin e neuroneve të cilat e rrisin forcën e muskujve.
Pas 4 orëve
Kafja mund ta rrisë ritmin me të cilin qelizat tuaja e lirojnë energjinë. Kur kjo të ndodh, trupi juaj fillon t’i copëtojë yndyrat, edhe nëse nuk lëvizni. Kafeina gjithashtu stimulon dhe e rritë prodhimin e acideve të stomakut. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë