Shumica nga ne e kemi përdorur aspirinën të paktën një herë në jetë, por a keni menduar ndonjëherë se si këto hapa të bardhë janë aq efektivë në zvogëlimin e dhimbjeve? Fatmirësisht ekipi i How Stuff Works së fundmi ka publikuar një video në kanalin e tyre në YouTube për të na ndihmuar të kuptojmë shkencën prapa këtij ilaçi aq të famshëm.
Edhe pse aspirina konsiderohet mrekulli mjekësori, ilaçi ka prejardhjen nga shelgu, i cili është përdorur si lehtësues i dhimbjeve për të paktën 6,000 vitet e kaluara. Siç shpjegohet në video, aspirina që e njohim sot kishte filluar të përdorur kur shkencëtarët kishin qenë duke e ekstratuar dhe pastruar përbërësin aktiv në shelg – salicinin, transmeton Telegrafi.
Në traktin tonë të tretjes, salicini thyhet në acid salicilik, i cili ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes dhe inflamacionin. Aspirina ishte krijura si version më pak acidik i acidit sintetik salicilik.
Dhimbja është e domosdoshme, pasi që vepron si paralajmërues i rrezikut, megjithatë është e panevojshme për ne të durojmë dhimbjen e vazhdueshme posa rreziku i një lëndimi të ketë kaluar. Disa dhimbje nuk janë si rezultat i ndonjë lëndimi dhe janë të pashmangshme, siç janë menstruacionet apo dhimbjet e kokës. Aspirina funksionon duke u kapur në molekula të cilat i dërgojnë sensacionet e dhimbjeve në tru për ta paralajmëruar për lëndimin. Si rezultat i kësaj, truri regjistron më pak dhimbje, e gjithashtu ka më pak veprim të inflamacionit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë