LAJMI I FUNDIT:

Cara Delevingne sikur vajza e ëndrrave nga filmat Sc-Fi, shfaqet në Hollywood e veshur me fustan metalik (Foto)

Cara Delevingne sikur vajza e ëndrrave nga filmat Sc-Fi, shfaqet në Hollywood e veshur me fustan metalik (Foto)

Cara Delevingne ka marrë pjesë në premierën e Hollywood-it të filmit të saj të ri ‘Valerian and the City of a Thousand Planets’ duke veshur një fustan metalik, i cili e ka bërë atë të ngjasojë me vajzën e ëndrrave të shumë meshkujve që i preferojnë filmat Sci-Fi.


Fustani, i krijuar nga dizajneri gjerman Iris van Herpen, nuk dukej vetëm metalik, por faktikisht ishte metalik – copëza të mëdha të metalit ishin prerë e dredhuar vetëm për t’iu përshtatur trupit të Delevingnes.

Megjithatë fustani ka ngritur shumë pyetje, si p.sh., duke marrë parasysh se fustani metalik dukej të kishte shumë pjesë të mprehta të vendosura në një lëkurë të butë, a ndihej rehat Cara në atë fustan? /Telegrafi/