LAJMI I FUNDIT:

Britanikët dëshirojnë ta ndërpresin sinjalin e telefonit gjatë vozitjes

Britanikët dëshirojnë ta ndërpresin sinjalin e telefonit gjatë vozitjes

Vendet e ndryshme kanë ligje të ndryshme kur vjen puna të përdorimi i pajisjeve mobile gjatë vozitjes. Edhepse ekziston një gjobë prej 1000 funtave dhe mundësia e marrjes së lejes së vozitjes, 1 në 3 vozitës britanez pohojnë se përdorin telefonat e tyra gjatë drejtimit të një automjeti.

Vitin e kaluar, 17,500 individë janë dërguar në gjykatë për thyerjen e këtij ligji dhe tani Britania është duke shqyrtuar mundësitë e ndalimit të kësaj praktike, potencialisht edhe duke mundësuar fikjen automatike të telefonave në automjetet që janë në lëvizje.


Një prej zgjidhjeve potenciale është edhe bllokimi i telefonatave, teksteve dhe operacioneve tjera gjatë vozitjes. Kjo zgjidhje do të mund të jetësohej duke ndërtuar një opsion të ri në telefona që do të ishte ‘driving mode’. Pajisja në këtë formë do të funksiononte ngjashëm me ‘airplane mode’ me dallimin e vetëm që vozitësit do të mund të bënin thirrje emergjente.

Ideja tjetër është përdorimi i teknologjisë GPS për të bllokuar sinjalet e një telefoni kur arrihet shpejtësia e caktuar. Një ndër problemet e kësaj zgjidhje do të ishte ndikimi i pasagjerëve tjerë në makinë dhe atyre që përdorin transportin publik.

Departamenti britanez i transportit do të takohet vitin e ardhshëm me operatorët mobil të vendit dhe prodhuesit e telefonave për të konkretizuar mënyrat e rregullimit të përdorimit të pajisjeve mobile në makina.