LAJMI I FUNDIT:

BMW M2 CSL mund të hyjë së shpejti në prodhim? (Foto)

BMW M2 CSL mund të hyjë së shpejti në prodhim? (Foto)

Prodhuesi gjerman BMW ka bërë të ditur se do ta sjell modelin e ri të serisë M2 që do të jetë një makinë sportive dhe luksoze.

Megjithëse kjo nuk është bërë e ditur zyrtarisht, po qarkullojnë pamjet se si do të duket kjo kupe që mban edhe inicialet CSL, transmeton Telegrafi.


Në shikim të parë duket se ngjan shumë me paraardhësin, por grilli i gjerë dhe linjat e egra që janë shumë aerodinamike, tregojnë se do të jetë shumë më i shpejtë.

Është shumë më i ulët dhe me strukturë të gjerë, ndaj pritet të jetë më i qëndrueshëm gjatë ngasjes.

Mbetet të shihet nëse ky lajm do të jetë i vërtetë. /Telegrafi/