LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry lanson Keyone në Britani të Madhe

BlackBerry lanson Keyone në Britani të Madhe

BlackBerry Keyone është lansuar. Pajisja tani është e gatshme për blerje në Britani nga shitësi Selfridges. Informata vjen nga një deklaratë për media ku bëhet i ditur edhe çmimi shitës, prej 645 dollarëve.

Në këtë deklaratë poashtu bëhet e ditur se shitësi i ardhshëm britanez që do të ketë telefonin do të jetë Carphone Warehouse dhe do të filloj shitjen pas datës 5 maj.


Clove dhe Vodafone do të kenë telefonin poashtu në raftet e tyre, në të ardhmen e afërt.

Keyone do të debutoj në SHBA më 31 maj dhe do të jetë i gatshëm për para-porositje në Kanadë pas datës 18 maj.