LAJMI I FUNDIT:

Besnik Tahiri i AAK-së tregon pse po e kërkon votën për deputet

Besnik Tahiri i AAK-së tregon pse po e kërkon votën për deputet

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri, kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, në listën e Koalicionit PDK-AAK-NISMA, ka treguar arsyet se pse e kërkon votën e qytetarëve.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, thotë se mban numrin 13 në listën e AAK-së, ka dhënë arsyet e vendimit për tu bërë deputet.


“Kam hyrë në garë për tu zgjedhur dhe për të përfaqësuar në tempullin e demokracisë dhe vendim-marrjes. Në këtë rrjedhë posaçërisht e vështirë bëhet për mua, familjen dhe bashkëpunëtorët”, ka thënë Tahiri, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Tahirit:

“E kërkoj votën e juaj, për një përfaqësim të drejtë!

Të nderuar qytetarë,

Të dashur miq e familjarë,

Me besim të plotë dhe ndjenjën e thellë të përgjegjësisë kam marrë një vendim jo të lehtë për mua.

Kam hyrë në garë për tu zgjedhur dhe për të përfaqësuar në tempullin e demokracisë dhe vendim-marrjes. Në këtë rrjedhë posaçërisht e vështirë bëhet për mua, familjen dhe bashkëpunëtorët.

E para, sepse nuk po hy në garë për të plotësuar egon timengase ndjehem mjaftueshëm i përmbushur me punën, përkushtimin dhe suksesin tim profesional. E dyta, si bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve bëhet rënduese, ngase edhe ashtu kam bërë shumë mungesa. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, mos-prezenca afër miqve dhe bashkëpunëtorëve që për gjithë këto vite kemi ndarë momente të vështira e plot suksese duke u ballafaquar me sfida për ta sendërtuar demokracinë. Pra, ky është edhe një shërbim i imi drejt avancimit demokratik dhe vlerave të reja për vendin.

Të dashur qytetarë, miq e përkrahës,

I gjithë rrugëtimi im, ashtu edhe sikurse për shumë prej jush nuk ka qenë i lehtë. Bashkërisht si vend dhe qytetarë kemi rënë nëpër shumë sfida, kemi kaluar shumë procese të vështira, por janë arritur edhe rezultate.

Unë jam njëri prej jush, rrugëtimin e kemi të njëjtë, ashtu sikurse pritjet, shpresat dhe dëshirat. Jam rritur me ëndrra, pritje e shpresë në një familje me harmoni dhe të dashur. Kur kthehem prapa në të kaluarën, çfarë mund të kujtoj si njeri dhe brez, përveçse ngjyrave të zbehta të asaj kohe të errët që nuk jetohej lehtë. Përtej kësaj, në qiellin e mbyllur ne ëndërronimnjë të ardhme me shpresë e plotë ngjyra. Mbi sakrifica ne u rilindëm, e shpresa triumfoi mbi dëshpërimin.

Por ku jemi sot? A mund ta kapim ëndrrën?

Qytetarët e vendit tim ndihen të lodhur, të dëshpëruar dhe të zhgënjyer me politikën – jo pa arsye. Ajo përgjatë 18 viteve nuk ka arritur të ndërtojë një shtet për të gjithë, një vend me të cilin do të jetonim mirë e do të krenoheshim në botë. Si vend dhe shoqëri kemi potenciale; njerëz të zot e punëtorë, sportist e artist që në botë kanë rritur nderin. Politika e ndjekur deri tani jo vetëm se nuk ka dhënë shpresë, ajo thjesht ka vend-numëruar.

Politika nuk ka arritur tu japë zgjidhje sfidave zixhirore; ne kemi edukim të pa ditur, shëndetësi të sëmurë, administratë jo-profesionale e profesionist të pa punë, pasuri të vlefshme e njerëz të varfër. Kjo është tabloja e përgjithshme.

Si vend dhe shoqëri ndodhemi para një udhëkryqi të madh ku zgjedhja është në dorën tuaj. Ne kemi dy rrugë; të kthehemi prapa në përplasje dhe konflikte politike që e kanë bërë jetën e zymtuar, apo të marrim drejtimin e ndryshimit, atë që kthen shpresën dhe kap ëndrrat.

Ka ardhur koha të bashkohemi si një ekip në mbështetje të ndryshimit dhe njeriut që kthen shpresën, kryeministrit z. Ramush Haradinaj.

Pra, jam në këtë garë për ide të reja dhe shpresë për të ardhmen”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori