LAJMI I FUNDIT:

Bankat dhe BQK thonë se ka rënie të kamatave për kredi (Video)

Bankat dhe BQK thonë se ka rënie të kamatave për kredi (Video)

Në emisionin “Përballje”  sonte është diskutuar për normat e interesit të kredive në Kosovë.

Petrit Balija, drejtor ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës ka thënë në emisionin “Përballje” se nga viti 2012 e tutje kanë filluar të bien edhe ankesat e qytetarëve përarsye se ka përmirësim në normat e interesit për kredi.


“Në vitin 2010 ka qenë norma i interesit dikund 14 për qind në mesatare po flasim, e tash është 7.5 për qind, afër 50 përqind kanë rënë normat e interesit”, ka thënë Balija.

Ndërsa Arben Mustafa, këshilltar i guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës ka deklaruar se tash ka një rënie të normës së interesit.

“Në vitin 2014 kemi fol për norma të interesit prej 14 për qind ndërsa tash kemi normë të interesit maksimum prej 7.3 për qind. Kjo është mesatarja për gjithë sektorin”, ka thënë Mustafa.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00./Telegrafi/