0Shares

Arsenal është duke ftuar klubet të bëjnë ofertë për kapitenin Thomas Vermaelen.

The Sun shkruan se Arsenali do t’i dëgjojë të gjitha ofertat mbi vlerën 5 milionë funte për mbrojtësin belg.

Vermaelen është nxjerrë jashtë formacionit startues edhe pse fitoi shiritin e kapitenit pas largimit të Robin van Persiet.

Kjo do të thotë se Topçinjtë janë gati ta shesin lojtarin për gjysmën e çmimin sa e blenë atë nga Ajaxi katër vite më parë (10 milionë funte).

Vermaelen, 27-vjeçar, më herët është përcjellë nga klube si Barcelona dhe Manchester United, por ai është i paepur të qëndrojë në Londrën Veriore. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)