0Shares

Si duket, Apple do të lansojë disa produkte të reja në WWDC 2017 gjatë muajit tjetër, ndër të cilat do të jenë edhe iPad Pro 10.5 dhe altoparlanti Siri.

Më herët kemi dëgjuar spekulime mbi lansimin e iPad Pro 10.5 inç në qershor, gjatë konferencës së kompanisë, Worldwide Developer.

Lajmi vjen nga analisti i KGI Securities, Ming-Chi Kuo, që ka thënë se Apple do të lansojë pajisjen në këtë ngjarje.

iPad Pro 10.5 inç pritet të ketë specifika të njejta si modeli me 9.7 inç. Megjithatë, tableti do të ketë korniza shumë më të holla që do të mundësojnë ekranin prej 10.5 inç të jetë në paketimin e madhësisë së njejtë me model 9.7.

Në këtë konferencë, Apple pritet të sjell edhe Siri Speaker, pajisja që pritet të jetë e ngjashme me pajisjet Amazon Echo.

Për më shumë, në këtë ngjarje pritet të kuptohet më shumë rreth iOS 11 si dhe rreth lansimit të rradhës të macOS Sierra.

Konferenca Worldwide Developer do të mbahet prej 5 deri më 9 qershor në San Jose.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)