LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja holandeze në Shqipëri: Reforma është një shtysë edhe për anëtarësimin në BE

Ambasadorja holandeze në Shqipëri: Reforma është një shtysë edhe për anëtarësimin në BE

Ambasadorja e Holandës, Dewi Van de Werd, nga Korça e ka konsideruar vitin 2017 si një vit të mundësive të mëdha sa u takon risive që do të sjellë reforma në drejtësi.

Teksa ka zhvilluar një takim në Gjykatën e Korçës lidhur me transparencën dhe rëndësinë e reformës në drejtësi, ambasadorja ka theksuar se mbetet domosdoshmëri rritja e kredibilitetit të drejtësisë për qytetarët, ndërsa qëllimi final i reformës është që në Shqipëri të mos ekzistojë më ideja e njerëzve të paprekshëm.


“Ky vit do të jetë një vit i mundësive të mëdha sa i takon risive të reformës në drejtësi. Qytetarët dhe politikanët kanë pasur vullnet për miratimin e reformës. Në 2017 do të fillojë zbatimi i saj dhe kjo është tepër e nevojshme për të gjithë popullin”, ka deklaruar Werd, citon TCH.

Ajo ka theksuar se, “reforma është një shtysë edhe për anëtarësimin në BE”, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Qëllimi final i kësaj reforme është që në Shqipëri të mos ekzistojë më ideja që dikush mund të jetë i paprekshëm. Si ambasadë jemi përfshirë që në fillim në reformën në drejtësi, duke dhënë ekspertizën tonë”, ka shtuar Werd.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori