LAJMI I FUNDIT:

Akrobatja rrëshqet nga dora e partnerit dhe rrëzohet në tokë nga 20 metra lartësi (Foto/Video, +16)

Akrobatja rrëshqet nga dora e partnerit dhe rrëzohet në tokë nga 20 metra lartësi (Foto/Video, +16)

Një akrobate është rrëzuar nga një lartësi prej 20 metra, pasi i kishte rrëshqitur nga dora e bashkëshortit derisa po ekzekutonin një pikë në cirk.

Turma mbeti e shokuar, kur Maria Syulgina u rrëzua nga 20 metra lartësi (apo nga një ndërtesë katër katëshe), derisa po performonte pikën e saj të preferuar me bashkëshortin Evgeniy Pisarev, transmeton Telegrafi.


Për fat të mirë ajo i ka shpëtuar më të keqes, por jo edhe lëndimeve trupore. Pasi është dërguar me urgjencë në spital është konstatuar se i është thyer krahu.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Minsk të Bjellorusisë, ndërsa pika të cilën po e ekzekutonin çifti quhet “Incredible fountains, amazing city”. /Telegrafi/