LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Sony prezanton Xperia Z4

Zyrtare: Sony prezanton Xperia Z4

Sony e ka prezantuar telefonin e saj të shumë-përfolur dhe të shumë-pritur, Sony Xperia Z4, pa bërë shumë zhurmë.

Sony Xperia Z4 fillimisht është prezantuar në vendin e origjinës së kompanisë Sony, në Japoni.

Siç pritej, Sony Xperia Z4 duket shumë i ngjashëm me Xperia Z3, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit si dhe trupin e metaltë.
Dallimi kryesor, me sa duket, është se Z4 i është nënshtruar një trajtimi të veçantë për të rritur ndritshmërinë.

Sony Xperia Z4 gjithashtu duket të ketë të njëjtin ekran si paraardhësi i tij me 1080p, madhësinë e keranit me 5,2-inç dhe kamerën kryesore me 20MP si paraardhësi i tij.


Megjithatë Sony Xperia Z4, edhe përkundër dizajnit të ngjashëm është më i hollë se Z3, përkatësisht ka rënë nga 7.3mm në vetëm 6.9mm hollësi dhe peshon vetëm 144g.

Nuk ka asnjë lajm për modelin ndërkombëtar të Xperia Z4, por modeli i ri i telefonit të Sony – Xperia Sony Z4 do të debutojë në dyqane japoneze me disa ngjyra (të zezë, të bardhë, të gjelbër, dhe bëkër) gjatë kësaj vere. (Telegrafi)