LAJMI I FUNDIT:

Përditësimi i Google Maps sjell harta dukshëm më të mira

Përditësimi i Google Maps sjell harta dukshëm më të mira
Reklama

Shërbimi i hartave të Google ka marrë një azhurnim të ri që premton shumë më shumë detaje.

Google ka njoftuar një azhurnim për hartat që do të përmirësojnë dukshëm ekranin e hartës.


Vizualizimi abstrakt, i cili shfaqte vetëm tipare topografike si pyjet, malet, por edhe akullin e akullnajave në një mënyrë të thjeshtuar, tani shfaqet në shumë më detaje, transmeton Telegrafi.

Harta më e bukur e Islandës dhe Kroacisë

Falë ekranit të përmirësuar, shumë nuanca të tjera janë të dukshme – qoftë maja të mbuluara me dëborë, lloje të ndryshme të bimësisë dhe pyje, si dhe karakteristika të tjera skenike.

Google ka zgjedhur Islandën dhe bregdetin e Kroacisë si shembuj.

Fotografitë para-dhe-pas tregojnë dallime të qarta në prezantim përsa i përket kodimit të ngjyrave dhe detajeve topografike.

Me përpunimin më të përsosur, Google është duke ndjekur shembullin e Apple, i cili aktualisht është duke e rregulluar plotësisht shërbimin e hartave.

Për dallim nga Apple, që deri më tani e ka bërë materialin e hartave veçanërisht të hollësishme, të disponueshme kryesisht për SHBA-në, azhurnimi i Google Maps duhet të përfshijë rajone të ndryshme nga e gjithë bota, siç tregojnë pamjet e paraqitura më parë nga Evropa, por edhe Maroku dhe SHBA.

Sipas Google, ekrani i azhurnuar i hartës do të shfaqet për të gjithë përdoruesit e Google Maps më vonë këtë javë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk u përgjigjet ashpër kompanive që tërhoqën reklamat nga rrjeti social X:

Musk u përgjigjet ashpër kompanive që tërhoqën reklamat nga rrjeti social X: "Vafshi në djall!"

Teknologji
WhatsApp po rikthen një veçori të cilën e kishte larguar një vit më parë

WhatsApp po rikthen një veçori të cilën e kishte larguar një vit më parë

Teknologji
Mësohet se sa paguhen inxhinierët në OpenAI, do t’ju habisin shifrat

Mësohet se sa paguhen inxhinierët në OpenAI, do t’ju habisin shifrat

Teknologji
Një grup ligjvënësish demokratë ka bërë thirrje për një hetim në lidhje me kompaninë e Elon Musk, Neuralink

Një grup ligjvënësish demokratë ka bërë thirrje për një hetim në lidhje me kompaninë e Elon Musk, Neuralink

Teknologji
Startupi finlandez lanson kufjet e reja të realitetit të përzier XR-4

Startupi finlandez lanson kufjet e reja të realitetit të përzier XR-4

Teknologji
Bezos fillon ndërtimin e orës më të madhe në botë – do të jetë brenda një mali dhe do të kushtojë 42 milionë dollarë

Bezos fillon ndërtimin e orës më të madhe në botë – do të jetë brenda një mali dhe do të kushtojë 42 milionë dollarë

Teknologji
Kalo në kategori