LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Pensionohet Toldo

Zyrtare: Pensionohet Toldo

Portieri legjendar i Italisë dhe i Interit, Francesco Toldo, i ka dhënë fund karrierës së tij 20 vjeçare si futbollist profesionist.

“Unë kam vendosur. Unë do të ndaloj së luajturi. Unë do të ndaloj së luajturi futboll. Kjo është hera e parë që unë këtë e them zyrtarisht dhe jam aq i emocionuar. Pushimet e mia këtë vit do të jenë shumë të gjata, në sensin që do të ndaloj së luajturi futboll. Por, përkundër kësaj, unë do të vazhdoj të qëndroj brenda klubit dhe të kooperoj me kampin e Interit, në tentim për të ngritur imazhin e klubit”.

Toldo ka shtuar se ai nuk ka ndërmend të organizojë një ndeshje lamtumirëse në Giuseppe Meazza për karrierën e tij 9 vjeçare te Interi. Ai shtoi se ka qenë i lumtur që ka hequr dorë nga pozita e portierit të parë, vetëm e vetëm që klubi të kishte sukses dhe të bëhej më i fuqishëm.

Francesco Toldo e filloi karrierën te Milani në vitin 1987, por kurrë nuk luajti në skuadrën e parë. U huazua te Verona, Trento dhe Ravenna, ndërsa më pas kaloi te Fiorentina në vitin 1993. Paraqitjet fenomenale bënë që ai në vitin 2001 të kalonte te Interi, ku dhe u pensionua pas 9 viteve të bujshme karrierë.


Francesco Toldo është njëri prej portierëve italianë më të mirë të të gjitha kohërave. Njihet për paraqitjet e tija historike në Euro 2000, ku pothuajse vet e kishte shpjerë Italinë në finale të këtij Evropiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po mendon transferimin e mesfushorit holandez në janar

Barcelona po mendon transferimin e mesfushorit holandez në janar

La Liga
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

Ndërkombëtare
Acelotti pyetet rreth festës së Vini Jr, pasi sulmuesi brazilian 'heshti' tifozët vendas

Acelotti pyetet rreth festës së Vini Jr, pasi sulmuesi brazilian 'heshti' tifozët vendas

La Liga
Situatë absurde në futbollin malazez, Deçiqit i pranohet një gol pa e prekur topin fare vijën e portës

Situatë absurde në futbollin malazez, Deçiqit i pranohet një gol pa e prekur topin fare vijën e portës

Ndërkombëtare
Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Ndërkombëtare
Kalo në kategori