LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Genoa transferon Eduardon

Zyrtare: Genoa transferon Eduardon

Genoa ka transferuar portierin e kombëtares portugeze, Eduardo, që u largua nga klubi i tij i deritanishëm Braga për të kaluar në Serie A.

“Genoa Cfc komunikon se ka siguruar shërbimet e Eduardo dos Reis Carvalho në baza permanente nga Sc Braga. Marrëveshja ishte arritur me insistimin pozitiv të Enrico Preziosit. Ky është një transferim tjetër i madh për Genaon pas ardhjes së Tonit”, thuhet në komunikatën e lëshuar në faqen zyrtare të klubit italian.

Eduardo u paraqit në mënyrë fenomenale për Portugalinë në Afrikën e Jugut dhe ai do të zë shumë shpejtë vendin e Marco Amelias. Ky i fundit muaj më parë iu dha si huazim Milanit. /Telegrafi/