LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Brahim Diaz edhe dy vite tjera te Milani, merr fanellën me numrin 10

Zyrtare: Brahim Diaz edhe dy vite tjera te Milani, merr fanellën me numrin 10
(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani i ka siguruar shërbimet e Brahim Diaz në formë huazimi dyvjeçar nga Real Madridi, me opsionin e blerjes, derisa edhe Los Blancos edhe kanë ‘kundër-opsionin’.

Në njoftimet e dy klubeve bëhet vetëm e ditur se është vetëm një huazim i përkohshëm dyvjeçar deri më 30 qershor 2023.

Edhe pse në komunikata nuk përfshihet opsioni i blerjes, mediat raportojnë se Rossonerët mund ta transferojnë lojtarin për 22 milionë euro.


Në ndërkohë, edhe Los Blancos e kanë ‘kundër-opsionin’ për riblerjen e lojtarit në vlerën prej 27 milionë euro. Njëherësh, bëhet e ditur se Milani do të shpenzojë tre milionë euro për huazimin.

Brahim Diaz arrin për testet mjekësore te Milani
Lexo po ashtu Brahim Diaz arrin për testet mjekësore te Milani

22-vjeçari ishte i huazuar te klubi italian në sezonin 2020/2021 duke shënuar shtatë gola në 39 paraqitje zyrtare.

Spanjolli do ta bartë fanellën me numrin 10 të trashëguar nga Hakan Calhanoglu, i cili kaloi te rivali lokal Inter. /Telegrafi/