LAJMI I FUNDIT:

Zyberaj thotë se Kosova është njohur nga 116 shtete, ka një lajm edhe nga Vatikani

Zyberaj thotë se Kosova është njohur nga 116 shtete, ka një lajm edhe nga Vatikani

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë – Behgjet Pacollit, ka thënë se Kosova deri më tani ka 116 njohje ndërkombëtare.

Zyberaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se në momentin kur zoti Pacolli e lë detyrën e ministrit të Jashtëm, Kosova ka marrdhënie diplomatike me 93 vende, që sipas tij janë më shumë se çdo vend tjetër i rajonit që ka me shtetet e tjera.

Ai ka thënë se numri i njohjeve ndërkombëtare të Kosovës është mbi 116. Ndërsa, sipas tij, ç’njohjet që ka pretenduar Serbia nuk ekzistojnë, përcjell Telegrafi.


“Diplomacia serbe është demaskuar nga mediat me kredibilitet të lartë ndërkombëtar për aferat korruptive që ka kryer me shtetet e varfra afrikane. Ajo këtë propagandë e ka bërë për konsum ditor për të mbuluar vjedhjet që ka bërë në buxhet”.

Këshilltari i Behgjet Pacollit ka thënë se ç’njohjet e proklamuara nga Serbia nuk kanë pasur asnjë efekt për Kosovën në diplomaci.

Zyberaj ka përmendur edhe vizitën e Pacollit në Vatikan dhe takimin me Papa Françeskun duke thënë se ishte një vizitë shumë miqësore.

Ai ka thënë se Vatikani shumë shpejt do ta merr vendimin për njohjen e Kosovës, dhe se sipas tij raportet e Vatikanit me Kosovën kanë avancuar shumë ndër vite.

“Besoj se shumë shpejt do të kemi zyrën ndërlidhëse të Vatikanit në Kosovë, që shërben pak a shumë si ambasadë dhe njohja do të mbetet vetëm si akt formal”, tha ndër të tjera Jetlir Zyberaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori