LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri për eurointegrime Ademi, nuk di anglisht?!

Zëvendëskryeministri për eurointegrime Ademi, nuk di anglisht?!

Portali Sakamdakazam.mk duke u bazuar në rrëfimin e të punësuarve në këtë resor thotë se zëvendëskryeministri Arbër Ademi nuk e di gjuhën angleze, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zëvendëskryeministri i ri për Eurointegrime Arbër Ademi, para dy ditësh kishte udhëtuar për vizitë në Hollandë me përkthyes të gjuhës angleze.


Burime të këtij portali thonë se zëvendëskryemistri nuk e ka patur shkallën e nevojshme të njohurisë për gjuhën angleze, prandaj është detyruar të angazhojë përkthyes.

Për shkak të problemit me gjuhën angleze, Ademi ka patur situata të pakëndshme edhe me të punësuarit në Sekretariatin për Eurointegrim.

“Të punësuarit i kanë dorëzuar Ademit dokumente, të cilat është dashur t’i shqyrtojë dhe t’i nënshkruajë, por meqë nuk i kishte kuptuar në nivelin e nevojshëm për shkak se kanë qenë në gjuhën angleze, ka kërkuar që të njëjtat dokumente të përkthehen. Kështu është krijuar pengesë në komunikim për shkak se deri tani të gjitha dokumentet dhe komunikimi zyrtar me Brukselin, ka rrjedhur në gjuhën angleze”, thuhet në rrëfimin e të punësuarve.

Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar edhe me shërbimin për informim në këtë resor dhe ata as nuk e përgënjeshtruan e as nuk e pohuan këtë informacion. Thanë se do të japin deklaratë brenda ditës./Telegrafi/