LAJMI I FUNDIT:

Cameron: Shqipëria histori suksesi, partner i frytshëm dhe pozitivë me Britaninë e Madhe

Cameron: Shqipëria histori suksesi, partner i frytshëm dhe pozitivë me Britaninë e Madhe

Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar Lord David Cameron deklaroi sot se, Shqipëria është vërtet një histori suksesi.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Cameron tha se, “është vërtet një kënaqësie veçantë për mua që jam në Shqipëri sot. Një nga arsyet pse dëshiroja të vija dhe më vjen keq që është dashur kaq shumë kohë dhe që është një vizitë e shkurtër, por një nga ato arsye është që të festonim suksesin tuaj”.

Sepse, theksoi Cameron, “Shqipëria është vërtetë një histori suksesi, nga aspekti ekonomik, sukses në NATO. Ju gjithashtu në mënyrë të suksesshme keni bërë të pamundurën dhe një punë të shkëlqyer dhe një lidership shumë të madh në Këshillin e Sigurimit”.

Rama pret David Cameron: Britania e Madhe do të jetë financuese e hekurudhës Durrës-Prishtinë
Lexo po ashtu Rama pret David Cameron: Britania e Madhe do të jetë financuese e hekurudhës Durrës-Prishtinë

Cameron falënderoi Ramën për drejtimin e qartë që i ka dhënë Shqipërisë.

“Për këtë dëshiroj t’ju falënderoj juve, për lidershipin tuaj. Jo vetëm sepse keni fituar më shumë zgjedhje ç’kam fituar unë dhe që vazhdoni në detyrë, por sepse keni dhënë një drejtim kaq të qartë për atë se ku dëshironi të arrijë Shqipëria dhe se ku duhet të jetë Shqipëria në sferën e NATO-s dhe të BE-së”, tha ai.

Cameron theksoi se partneriteti me Shqipërinë është ndër më të frytshmit dhe më pozitiv për Mbretërinë e Bashkuar.

“Ajo që mund të them unë nga këndvështrimi britanik dhe flas këtu në emër të kryeministrit tonë, Rishi Sunak është se kjo ka qenë, është dhe do të jetë një nga partneritetet më të frytshme dhe më pozitive për ne. Për eksportet për shembull janë rritur me 20%. Ne kemi projekte shumë emocionuese, si për shembull hekurudha që ju shpjeguat nga Prishtina në Durrës, që do të jetë shumë e rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën dhe për të gjithë rajonin”, tha ai.

“Çështja e emigracioni ka qenë një partneritet shumë i arrirë dhe shpresoj të jetë shembull për gjithë rajoni, migracioni është një problem për të gjithë dhe duhet menaxhuar. Ju keni treguar që jeni novator, krijues dhe arrini rezultate të shkëlqyera, ekonomia juaj është rritur, sektori i turizmit do jetë shumë i suksesshëm”, tha mes të tjerash Cameron. /Telegrafi/