LAJMI I FUNDIT:

Shpërndarja e Kuvendit, Musliu-Shoshi: Ende nuk i kemi votat e mjaftueshme, por kemi kohë të negociojmë me LDK-në dhe AAK-në

Shpërndarja e Kuvendit, Musliu-Shoshi: Ende nuk i kemi votat e mjaftueshme, por kemi kohë të negociojmë me LDK-në dhe AAK-në

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se partia e saj është duke kërkuar shpërndarjen e Kuvendit, por që kundër kësaj ideje kanë dalë dy partitë tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Musliu-Shoshi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende nuk i kanë votat e mjaftueshme për shpërndarjen e Kuvendit. Ajo theksoi se dy partitë opozitare LDK dhe AAK-ja janë kundër një vendimi të tillë.

Por, siç sqaroi Musliu-Shoshi kanë ende kohë që të komunikojnë dhe negociojnë me këto dy parti që t’i arrijnë votat e mjaftueshme për shpërndarjen e Kuvendit.

“Njëherë pa e pas një dakordim në mes të partive opozitare nuk ka mundësi të marrim iniciativ për mocion, për shkak se nuk i kemi votat e mjaftueshme. Po t’i kishte PDK-ja votat e mjaftueshme normal që do të fillonte me mocion. Marrë parasysh që nuk i kemi votat e mjaftueshme atëherë duhet të flasim me partitë opozitare. Ende kemi kohë që të negociojmë dhe të komunikojmë me ta dhe të shohim nëse ka mundësi që të ndryshohet qëndrimi i tyre në mënyrë që t’i kemi votat e mjaftueshme që ta shpërndajmë Kuvendin”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.

Ndryshe, tri partitë opozitare qëllimin e kanë të njëjtë “rrëzimin e Qeverisë Kurti”, mirëpo ende nuk kanë mundur të gjejë një kompromis për mënyrën se si ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Tri subjektet opozitare, PDK, LDK dhe AAK janë të mendimit që shtatori ta gjejë Kosovën me qeveri të re, pasi sipas tyre qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti nuk ka shënuar asnjë sukses në fushën e brendshme e as të jashtme. Madje, opozitarët deklarojnë se vendi po sanksionohet nga ndërkombëtarët, pikërisht për shkak të veprimeve të kryeministrit.

E, të gatshëm për të shkuar në zgjedhje janë shprehur edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, por të cilët potencojnë që është opozita ajo që duhet të ndërmarrë veprime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme

"Trupin e recepsionistit do ta digjnim në furrë", dëshmi tronditëse për vrasjen në Dhërmi

Lajme
Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur amerikane

Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur amerikane

Lajme
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
Festa e Bajramit në prag, qytetarët ankohen për çmime të larta të kurbanëve

Festa e Bajramit në prag, qytetarët ankohen për çmime të larta të kurbanëve

Lajme
Kalo në kategori