Një studim i ri nga Suedia tregon se fëmijët e nënave me sindromën ovariane policistike (PCOS) janë të rrezikuar për t’u prekur nga autizmi. Ky studim është i pari që ka gjetur këtë lidhje sipas shkencëtarëve.
Gjetjet mbështesin teorinë se ekspozimi ndaj hormoneve seksuale në fillim të jetës mund të luajnë një rol të rëndësishëm në rrezikun e autizmit fëmijës.
PCOS është një çrregullim në të cilin ndryshimi i nivelit të hormoneve mund të shkaktojë ndryshime në ciklin menstrual, ciste në vezore, vështirësi për të mbetur shtatzënë dhe probleme të tjera shëndetësore. Ajo prek 5-15% të femrave gjatë ushqimit me gji të fëmijës.
“Ne kemi gjetur se diagnoza PCOS rrit rrezikun e çrregullimit të spektrit të autizmit tek pasardhësit me 59%,” thotë në një deklaratë studiuesi Kyriaki Kosidou, i departamentit publik të shkencave të shëndetit në “Karolinska Institute” në Stockholm.
Kërkimet identifikuan rreth 24000 fëmijë me çrregullimin e spektrit të autizmit që kishin lindur në Suedi në vitet 1984 dhe 2007 dhe u krahasuan me 200000 fëmijë pa këtë çrregullim.
“Rreziku i autizmit rritet tek nënat që kanë edhe PCOS edhe obezitet, që kanë të bëjnë me rritjen e androgjeneve,” shpjegoi Kosidou.
Androgjenët janë hormone seksuale që i përgjigjen zhvillimit të karakteristikave mashkullore. Këto hormone luajnë gjithashtu rol në zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor qendror., shkruan Anabel. Femrat me PCOS kanë nivel më të lartë të androgjenëve edhe gjatë shtatzanisë sipas informacionit të këtij artikulli.
“Është shumë herët të bëjmë rekomandime specifike për kujdesin e grave shtatzëna me PCOS, por përmes rritjes së vetëdijes në marrëdhënie mund të lehtësojmë zbulimin e hershëm të autizmit tek nënat e diagnostikuara PCOS,” thotë autori i studimit Renee Gardner nga “Karolinska Institute”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Nëse pini birrë nga shishja apo kënaçja, bëni gabim të madh – ja përse gjithmonë dhe duhet patjetër të pini nga gota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve