LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen të gjitha specifikat e Nexus 5

Zbulohen të gjitha specifikat e Nexus 5

Para pak kohësh besohet se nga Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA kanë rrjedhur të gjitha detajet për modelin e ri të telefonit të Google, Nexus 5, i cili ndryshe njihet edhe si LG D820 dhe Hammerhead.

Shumica e specifikave të këtij telefoni nuk janë befasuese për publikun, pasi që disa prej tyre tashmë janë zbuluar, dhe kanë rezultuar të jenë të sakta, sikurse ekrani i pajisjes me diagonalen prej 5 inç dhe rezolucioni prej 1080 pikselëve dhe 442 ppi për piksel.

Mirëpo, disa nuk e kanë pritur se versioni i ri i sistemit operativ Android, 4.4 KitKat do të jetë në Nexus 5, për të parën herë në një pajisje mobile Android.

Detajet të reja për Nexus 5 thonë se telefoni i Google dhe LG do të përmbajë edhe Snapdragon 800, 2 GB RAM dhe 16 GB memorie të brendshme. Më pas, në Nexus 5 do të jetë edhe kamera e pasme me 8 mega-piksel si dhe ajo e përparme me 1,2 mega-piksel, dual-band Ëi-Fi a/b/g/n/ac, Bluetooth 4.0, NFC dhe GPS.


Nexus 5 do ta sjell edhe mundësinë e mbushjes së telefonit pa tela, ndërsa bateria e telefonit do të jetë me 2300mAh. Nexus 5 pritet të lëshohet në treg më 31 tetor. / Telegrafi /