LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen specifikat e LG G3

Zbulohen specifikat e LG G3

Ndërsa data zyrtare e lansimit të modelit të ri të telefonit LG G3 po afrohet, në internet gjithnjë e më shumë janë duke u shfaqur pamje të reja të telefonit të avancuar, ndërsa tani kanë rrjedhur edhe shumica e speicifikave të këtij modeli, të cilat besohet se do të jenë zyrtare, edhe pas lansimit që do ta bëjë kompania jugkoreane.

Sipas burimeve të GSM Arena, LG G3 do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5.5” në QHD, që i bie 2560 x 1440 piksel me densitet prej 534ppi.

Ndërsa LG G3 pritet të sjell edhe dy versione sa i përket memories së brendshme, njërin me 16GB dhe tjetrin me 32GB. I pari besohet se do të paketojë edhe 2GB RAM, ndërsa versioni me 32GB memorie do të mbështetet nga 3GB RAM.

Bateria e LG G3 pritet të jetë me 3,000mAh, me 1W output për zërin. Kamera e pasme e LG G3 pritet të jetë me 13MP dhe OIS+, e cila ka debutuar në LG G Pro 2.


LG G3 me siguri se do të jetë njëri ndër modelet më të kërkuara të verës, pasi lansimi i këtij modeli pritet të bëhet më 27 maj, për të sjell disa karakteristika të avancuara me kosto më të ulët sesa modelet tjera rivale./ Telegrafi /