LAJMI I FUNDIT:

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google Lens tani është në gjendje të ofrojë më shumë informacion mbi atë skuqje të bezdisshme për të cilën nuk jeni të sigurt nëse duhet të shqetësoheni.

Në një postim në blog, Google përshkroi se si funksioni i kërkimit të imazheve Lens i integruar në aplikacionet e tij në iOS dhe Android mund të “kërkojë për ju për problemet e mundshme të lëkurës” si një “nishan i çuditshëm ose skuqje”. Do të funksionojë gjithashtu në pjesë të tjera të trupit tuaj nëse dëshironi më shumë informacion në lidhje me një gungë në buzën tuaj, vijë në thoin tuaj, ose humbjen e flokëve nga skalpi juaj, transmeton Telegrafi.


“Thjesht bëni një foto ose ngarkoni një foto përmes ‘Lens’ dhe do të gjeni përputhje vizuale për të marrë informata për kërkimin tuaj”, thuhet në postimin në blog.

Megjithatë, në mënyrë thelbësore, Google paralajmëron në mënyrë specifike se rezultatet janë “vetëm informative dhe jo një diagnozë” dhe thotë se përdoruesit duhet “konsultohen me ndonjë mjek”.

Google me vite eksploron përdorimin e kësaj veçorie së imazhit me AI për identifikimin e problemeve me lëkurë.

Në konferencën e saj të zhvilluesve I/O në vitin 2021, kompania parashikoi një mjet që u përpoq të identifikonte problemet e lëkurës, flokëve dhe thonjve duke përdorur një kombinim të fotografive dhe përgjigjeve të sondazhit. Në atë kohë Google tha se mjeti mund të njihte 288 probleme të ndryshme dhe do të paraqiste gjendjen e duhur në tre sugjerimet kryesore 84 për qind të rasteve. /Telegrafi/