LAJMI I FUNDIT:

Zanetti: E vështirë të fitosh në Serie A

Zanetti: E vështirë të fitosh në Serie A

Legjenda e Interit, Javier Zanetti, ka pohuar se Serie A është bërë kampionat shumë më i vështirë për t’u fituar, për shkak të cilësisë së ekipeve pjesëmarrëse.

“Unë mendoj se kampionati italian është në një nivel më të lartë se sa më parë. Përkundër historisë, nuk është kurrë e lehtë të mposhtësh ekipe si Fiorentina apo Sampdoria”, theksoi ‘Il Capitano’ për La Gazzetta dello Sport.

36-vjeçari do të luajë sezonin e tij të 16-të me Interin, ndërsa ka 700 paraqitje. Ai ishte pjesë integrale e ekipit që e fitoi tripletën historike sezonin që sapo përfundoi. /Telegrafi/