LAJMI I FUNDIT:

Zamparini: Kjaer lojtar i Wolfsburgut

Zamparini: Kjaer lojtar i Wolfsburgut

Duket se nuk ka kthim prapa dhe është vetëm çështje ditësh kur mbrojtësi i talentuar i Palermos, Simon Kjaer, do t’i bashkohet Wolfsburgut, të paktën kështu pohon presidenti sicilian Maurizio Zamparini.

“Kjaer nuk ka nënshkruar ende me Wolfsburgun, por është fare pranë. Është vetëm çështje ditësh”, tha Zamparini.

Nga ana tjetër, ai shtoi se ai kurrë nuk do t’ia shesë Interit sulmuesin Edinson Cavani, madje ka thënë se më përpara do ta shesë atë jashtë Italisë se sa t’ia shesë Interit.

“Unë kurrë nuk do t’ia jap Interit Cavanin. Unë kurrë nuk do të bëj transferime me ta, sepse ata nuk janë të interesuar në të. Plus, nuk më pëlqen qëndrimi i drejtorëve të tyre. Cavani do të shkojë jashtë Italisë, kurrë te Interi”, përfundoi Zamparini. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po mendon transferimin e mesfushorit holandez në janar

Barcelona po mendon transferimin e mesfushorit holandez në janar

La Liga
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

Ndërkombëtare
Acelotti pyetet rreth festës së Vini Jr, pasi sulmuesi brazilian 'heshti' tifozët vendas

Acelotti pyetet rreth festës së Vini Jr, pasi sulmuesi brazilian 'heshti' tifozët vendas

La Liga
Situatë absurde në futbollin malazez, Deçiqit i pranohet një gol pa e prekur topin fare vijën e portës

Situatë absurde në futbollin malazez, Deçiqit i pranohet një gol pa e prekur topin fare vijën e portës

Ndërkombëtare
Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Ndërkombëtare
Kalo në kategori