LAJMI I FUNDIT:

Yllka Gashi shpërthen në Facebook – mos tregoni luks në varfëri

Yllka Gashi shpërthen në Facebook – mos tregoni luks në varfëri

Aktorja Yllka Gashi ka shprehur mllefin e saj për publikimet e rrobave dhe lukseve nga ana e njerëzve dhe artistëve në Facebook.

Ajo ka shkruar se kjo nuk duhet të ndodhë sidomos në periudhën e fundit nëpër të cilën po kalon vendi. Yllka përmend ikjet dhe vdekjet në kampet e Hungarisë të qytetarëve të Kosovës, si arsye pse nuk duhet të shprehet hapur luksi nga njerëzit.

Lexoni postimin e saj të plotë në Facebook:


E di qe rrjetet sociale jane per me i shfrytezu kush qysh te don!
E di qe ne murin/ëallin e vet secili ka te drejte me postu cka te don!
AMA,
Nuk po muj me i kuptu ata individe te cilet pa pike konsiderate postojne fotografi te teshave, çantave, kpucave, oreve, vatheve, grimit, kremave te trupit etj etj.
Krejt keto te shtrejta!
Krejt keto ‘firma’!
Ku o poenta?! Po doni me kallxu qe jeni ai 0.1% i popullsise qe jeni pasanika a? Qe keni standard te nalte te jetes?! A cka?! Se po hutohna kanihere e s’po ma rroke.
Nuk e di qysh nuk ju vjen marre.
T’pakten ne kete periudhe permbajuni pak bre. Se jemi deshmitare te vdekjeve tragjike (gati te perditshme) te fmive e te pleqve neper kampe e kufi te Hungarise, pikerisht prej mjerimit e SKAMJES… E ciftat e juj’ qe i keni tona te mirat tybe as ka 1€ lypsave ne rruge nuk ja u jepni se leje ma me i ndihmu me dicka naj varfnjaku. Po nejse… Te pakten mos i jepni zor me kto postime se po irritoni. Kallxoni pak njerezi e dinjitet! Qofte ai edhe veq virtual.
Se fundi i fundit jemi tu rrnu ne te njejtin vend. Si me do ‘shtiklla’ Louboutin si me kunra t’pllastikes qet m** ajri te flliqte pe thithim krejt.