LAJMI I FUNDIT:

Xherdan Shaqiri dhuroi një asistim maestral tek goli i dytë i Zvicrës ndaj Rumanisë

Xherdan Shaqiri dhuroi një asistim maestral tek goli i dytë i Zvicrës ndaj Rumanisë

Ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri ka dhuruar një asistim fantastik në barazimin e Zvicrës ndaj Rumanisë të hënën mbrëma.

Zvicra ishte duke fituar 2-0, por në fund barazoi 2-2 ndaj Rumanisë në shtëpi në ndeshjen e vlefshme të Grupit I në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024.

Golat për Helvetikët u shënuan nga Zeki Amdouni (28’, 41’), ndërsa për rumunët Valentin Mihaila (89’, 90+).


Megjithatë, goli i dytë i vendasve ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen dhe kjo për shkak të yllit shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri ka dhuruar një asistim maestral me trinën e brendshme për Amdouni, duke e gjetur saktë sulmuesin e Zvicrës në një distancë prej rreth 30-40 metrave.

Asistimi i djaloshit nga Gjilani ka pushtuar tashmë rrjetet sociale, ndërsa nuk la pa zënë vend edhe në faqen zyrtare të UEFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori