LAJMI I FUNDIT:

Xhelal Sveçla jep parashikimet për komunat që mund të fitojë Vetëvendosje

Xhelal Sveçla jep parashikimet për komunat që mund të fitojë Vetëvendosje

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish deputet i kësaj partie, Xhelal Sveçla ka thënë se Vetëvendosje do të fitojë 30 për qind të votave në zgjedhje.

Sveçla, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka dhënë parashikimet e tij se në cilat komuna, Vetëvendosje do të dalë e para me vota në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Ai ka thënë se është e qartë se në Prizren situata ka lëvizur në favor të Vetëvendosjes që nga zgjedhjet paraprake.


“Vetëvendosje fiton në Prizren, Prishtinë, Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë, Gjakovë, Gjilan. Edhe në Kamenicë do të fitojmë”, ka thënë Sveçla.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se në Istog është një situatë shumë e çuditshme pasi nga 39 mijë banorë, 12 mijë kanë kërkuar largim nga ky vend.

“Pyetja është se cilët janë votuesit e Vetëvendosjes? Sigurisht se ata të pakënaqurit”.

Ai ka thënë se Vetëvendosje sigurisht se do të fitojë edhe në Kaçanik dhe Han të Elezit.

Duke folur për votat e përgjithshme që do të fitojë Vetëvendosje, Sveçla ka thënë se partia e tyre do ta arrijë të fitojë 30 për qind të votave.

Sallova i VV-së: Refuzimi i ofertës së Kurtit nga LDK, mundësi e madhe e humbur
Lexo po ashtu Sallova i VV-së: Refuzimi i ofertës së Kurtit nga LDK, mundësi e madhe e humbur

“PDK-ja do t’i fitojë diku 16% të votave, LDK – 22% të votave. NISMA-AKR-PD do të fitojë 5 apo 6% të votave. AAK-PSD 10 apo 11 maksimum”, tregoi më tej Xhelal Sfeçla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori