LAJMI I FUNDIT:

Xhaka flet pas finales së humbur, përgëzon Atalantën për triumfin

Xhaka flet pas finales së humbur, përgëzon Atalantën për triumfin

Granit Xhaka dhe Bayer Leverkuseni kanë pësuar humbjen e parë sezonale dhe ajo ka ardhur në finalen e Ligës së Evropës.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë është mposhtur në finalen e Dublinit me rezultat të thellë 3-0 nga Atalanta e cila fitoi për herë të parë në histori trofeun e Ligës së Evropës.

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ishte në fushë për Bayer Leverkusenin, por nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe nuk kishte se çfarë të bënte ndaj Atalantës, skuadër që ishte perfekte në çdo pozitë të fushës.


Lookman shkatërron i vetëm periudhën magjike të Leverkusenit, Atalanta ngadhënjen në Ligën e Evropës
Lexo po ashtu Lookman shkatërron i vetëm periudhën magjike të Leverkusenit, Atalanta ngadhënjen në Ligën e Evropës

Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes, duke përgëzuar skuadrën italiane dhe ka pranuar se asgjë nuk shkoi mirë në finalen e Dublinit.

“Nuk ka të bëj me ecurinë e rezultateve. Ka të bëj me ndeshjen. Humbëm, ky është futbolli. E përgëzoj Atalantan, kaq. Keq që gjërat nuk shkuan mirë, nuk ia dolëm”.

“Por në vikend e kemi një tjetër finale. E dinim se Atalanta do të na fuste në presion, kemi humbur topin, por do të bëjmë më mirë në vikend”, ka deklaruar Xhaka pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori