LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Mourinho na jep motivim

Xavi: Mourinho na jep motivim

Mjeshtri i mesfushës së Barcelonës, Xavi, ka mirëpritur emërimin e Jose Mourinhos në krye të Real Madridit, për të cilin ka thënë se do të jetë motivim shtesë për Blaugranët.

“Mourinho është trajner i madh dhe transferimi i tij shërben si motivim i veçantë për ne që të jemi edhe më të mirë”, theksoi Xavi.

“Reali ka bërë shpenzime të mëdha sezonin e kaluar kur transferoi lojtarë të mëdhenj, ndërsa tani ata e kanë bërë të njëjtën gjë me njërin prej trajnerëve më të mirë në botë. Ata duan të fitojnë tituj dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodhë këtë vit”, tha mesfushori spanjoll. /Telegrafi/