LAJMI I FUNDIT:

Whyte i kërkon përballje Wilderit pas fitores me nokaut ndaj Browne, ky i fundit dërgohet në spital pas meçit

Whyte i kërkon përballje Wilderit pas fitores me nokaut ndaj Browne, ky i fundit dërgohet në spital pas meçit
Whyte fitoi ndaj Brownes pa ndonjë problem (Foto: Getty Images)

Dillian Whyte është më afër se kurrë për t’u përballur me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder.

E gjitha kjo pasi ai arriti të fitojë ndaj Lucas Browne në O2 Arena të Londrës, duke nokautuar australianin në rundin e gjashtë.

Whyte duke i dhënë një goditje në fytyrë Brownes (Foto: /Getty Images)

Whyte si 29 vjeçar kishte humbur vetëm një herë në karrierë në 24 përballje, atë ndaj Anthony Joshuas në vitin 2015 dhe tani arriti t’i jap fund rekordit (25 fitore, asnjë humbje) të Browne në mënyrën më të mirë të mundshme.


“E dija që do të ndodhte. Deontay Wilder ku je? Le ta bëjmë në qershor”, ka thënë Whyte pas fitores.

Whyte në momentin që rrëzoi në tokë Brownen gjatë rundit të gjashtë (Foto: Getty Images)

Se ishte një fitore e merituar e tregon edhe fakti se Browne u trajtua nga mjekët disa herë në mes të rundeve. 38-vjeçari pas meçit u dërgua në spital për mjekim të tutjeshëm pasi lëndimet e marra nuk ishin të vogla.

Whyte, tani renditet si i pari në WBC dhe kështu është vazhdon të jetë konkurrenti i parë për një përballje të mundshme me kampionin Wilder.

Lucas Browne i shtrirë në tokë dhe kjo do të thoshte se tashmë ai regjistroi humbjen e parë në karrierë (Foto: Getty Images)

Por, qëllimi aktual i Wilder është një meç me Anthony Joshuan, gjithmonë nëse ky fiton ndaj Joseph Parker në Cardiff.

Dillian Whyte duke festuar fitoren në meçit e peshave të rënda në kampionatin e argjendtë të WBC (Foto: Getty Images)

Se si do t’i reagojë Wilder thirrjes së Whyte kjo mbetet të shihet.

Se gjendja e Browne ishte jo e mirë, e tregon edhe fakti se ai u dërgua në spital me nxitim pas meçit (Foto: Richard Pelham/TheSun

Ndërsa më poshtë kemi momentet më të mira të meçit Whyte – Browne. /Telegrafi/

Brownes i duhej mjekim gjatë rundit të tretë pas disa goditjeve të marra:

https://twitter.com/HBOboxing/status/977675594082258945

Dhe dominimi i Whyte vazhdoi:

https://twitter.com/HBOboxing/status/977677300522156032

Momenti kur Whyte nokautoi fuqishëm Brrownen:

https://twitter.com/HBOboxing/status/977680501178884096

Meçi i plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=5QezzuvCpcA

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Liga e Kampionëve
Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori