LAJMI I FUNDIT:

West Hami transferon Pablo Barreran

West Hami transferon Pablo Barreran

West Ham United ka kompletuar transferimin e meksikanit Pablo Barrera, nga skuadra Pumas për një shumë që besohet të jetë rreth 4 milionë funte.

Barrera, që bëhet transferimi i dytë këtë verë i West Hamit pas blerjes tjetër, Thomas Hitzlsperger, ka qenë në gjendje të firmosë kontratën e tij me West Hamin pas testit mjekësor dhe pranimit në zyrat e Ligës Premier.

“Unë jam shumë i lumtur që nënshkrova për West Hamin dhe jam prekur nga pritja që më është bërë nga lojtarët dhe menaxheri. Unë u njoha me West Hamin sa isha në Meksikë. Është klub i madh dhe kam dëgjuar për lojtarët e mëdhenj që kanë pasur në të kaluarën”, theksoi Barrera për faqen zyrtare të West Hamit. /Telegrafi/