LAJMI I FUNDIT:

Wenger i hidhëruar në Barcelonën

Wenger i hidhëruar në Barcelonën

Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ia ka bërë të qartë presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell, se ai nuk e ka ndërmend ta shesë kapitenin, Cesc Fabregas, për shkak se është tejet i hidhëruar me qasjen e Blaugranëve në tentim për të transferuar mesfushorin spanjoll.

Pasi kishte arritur në Afrikën e Jugut të premten, Rosell ishte në gjendje që të takohet me Wengerin të hënën. Biseda ishte e nxehtë, me Wengerin që ia ka treguar presidentit blaugran se sa i zhgënjyer është ai dhe Arsenali me sjelljen e Barcës.

Wenger ndjehet i ofenduar që Rosell nuk arriti të shmangë deklaratat publike drejtuar Fabregasit, që ishte pjesa kryesore e strategjisë nën ish-presidentin Joan Laporta. Sipas Sport, francezi përfundimisht ia ka bërë të qartë presidentit Sandro Rosell se as ai, e as Arsenali, nuk kanë ndërmend ta shesin Fabregasin këtë verë. /Telegrafi/