LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se fshehu armën e Sali Sekiraqës, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit

Dyshohet se fshehu armën e Sali Sekiraqës, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj të pandehurit V.B., pasi në bashkëkryerje ka kryer veprën penale manipulim me prova dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve gjatë përleshjes mes familjeve Sekiraqa dhe Capave më 1 shtator në kryeqytet.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 01.09.2024 në Prishtinë, pas përfundimit të gjuajtjeve mes dy grupeve, me qëllim të fshehjes dhe manipulimit me prova, i pandehuri V.B merr dy armë të cilat dyshohet se njëra është e të pandehurit S.S dhe tjetra dyshohet të jetë e të pandehurit F.A, me ç ‘rast shkon në terasën e lokalit në drejtim të banakut ku nga kamerat e lokalit vërehet se në dorë mban armë, pastaj del nga pjesa e prapme e lokalit i fsheh armët dhe kthehet në lokal, ku vërehet se në duar nuk ka më asgjë”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime i pandehuri në bashkëkryerje ka kryer veprën penale manipulim me prova, mbajtje në posedim të paautorizuar armët e zjarrit, të cilat i ka mbajtur në posedim dhe kontroll në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, të cilat armë janë përdorë si mjete për kryerjen e veprave penale dhe me këto veprime të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.


Gjykata vlerësoi se e caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate, pasi nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij dhe mund të ndikojë në dëshmitarë, si dhe të kryejë vepër penale tjetër penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas marrjes së Çmimit “M100 Media Award”, Osmani: Përfaqësoj një popull që ka luftuar - një Republikë që është shembull

Pas marrjes së Çmimit “M100 Media Award”, Osmani: Përfaqësoj një popull që ka luftuar - një Republikë që është shembull

Lajme
Bulliqi tregon pse s’iu dha fjala Kurtit në zbulimin e shtatores së Rugovës dhe pse nuk u ftua Abdixhiku

Bulliqi tregon pse s’iu dha fjala Kurtit në zbulimin e shtatores së Rugovës dhe pse nuk u ftua Abdixhiku

Lajme
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman

Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman

Politikë
SHBA mirëpret ngritjen e aktakuzës: Të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë, duhet të mbajnë përgjegjësi

SHBA mirëpret ngritjen e aktakuzës: Të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë, duhet të mbajnë përgjegjësi

Lajme
Ish-ministri gjerman, Scharping: Trashëgimia politike e Rugovës ruhet në personalitetin e Osmanit

Ish-ministri gjerman, Scharping: Trashëgimia politike e Rugovës ruhet në personalitetin e Osmanit

Lajme
Haliti: Në Rashkë po ndërtohen shtëpi për kriminelët serbë që ikën nga Kosova

Haliti: Në Rashkë po ndërtohen shtëpi për kriminelët serbë që ikën nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori