Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel bënë thirrje për një hetim mbi origjinën e pandemisë COVID-19, duke rritur presionin mbi Kinën për të qenë më transparent përpara takimit të G7.
Von der Layen tha se “ne duhet të dimë se ku filloi pandemia në mënyrë që të mësojmë mësimet e duhura dhe të zhvillojmë mjetet e duhura për t’u siguruar që ajo nuk do të ndodhë më kurrë”.
Ajo theksoi se është shumë e rëndësishme që t’u sigurohet hetuesve hyrja e plotë në informacion në mënyrë që të përcaktohet origjina e pandemisë.
Ajo shtoi se Evropa reagoi mjaft mirë ndaj ndikimit të kufizimeve për shkak të virusit në ekonomi, sepse mësoi mësimet e duhura nga kriza financiare në vitin 2008.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se “bota ka të drejtë të dijë saktësisht se çfarë ka ndodhur”.
Muajin e kaluar, presidenti i SHBA-së Joseph Biden urdhëroi shërbimet e inteligjencës amerikane të “dyfishojnë” përpjekjet për të hetuar origjinën e koronavirusit, duke përfshirë mundësinë që gjurma të mund të çonte në një laborator kinez.
Presidentja e Komisionit Evropian njoftoi se ajo do të insistonte në bisedimet mbi Brexit, marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë dhe pandeminë e koronavirusit në samitin e G7 në Bruksel.
Rusia do të jetë një nga temat më të rëndësishme. Partnerët e G7 ndajnë një pikëpamje të ngjashme për “aktivitetet shkatërruese” të Rusisë.
“Bashkimi Evropian dënon lëvizjet e paligjshme, provokuese dhe destruktive të Rusisë kundër Bashkimit Evropian, anëtarëve të saj dhe më gjerë. Ne duhet të punojmë me Kinën në sfidat globale të tilla si ndryshimi i klimës dhe programi bërthamor i Iranit. Marrëdhëniet ekonomike me Kinën janë të rëndësishme për rimëkëmbjen ekonomike. Në të njëjtën kohë, ne duhet të mbrohemi kundër praktikave që paraqesin rrezik sigurie, prishin sistemin dhe nuk janë në përputhje me vlerat tona”, tha Charles Michel.
Ursula von der Layen shtoi se “duke i kthyer Shtetet e Bashkuara në skenën globale, ne presim që G7 të mbështesë veprime efektive për të forcuar multilateralizmin”.
“Ne kemi nevojë për mbështetjen e G7 për reformën e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe të gjithë sistemin e rregullave”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës