LAJMI I FUNDIT:

“Vizatoni përditë me fëmijën tuaj”

“Vizatoni përditë me fëmijën tuaj”

Prindërit duhet të vizatojnë me fëmijët e tyre përditë, siç u lexojnë tregime para gjumit.

Prindërit duhet të vizatojnë me fëmijët e tyre përditë dhe ta shndërrojnë vizatimin në një aktivitet të rëndësishëm, ashtu si leximi para gjumit. Chris Riddell, shkrimtar fëmijësh dhe fitues çmimesh si ilustrues i librave për fëmijë, thotë se prindërit shpesh e shfajësojnë veten se nuk dinë të vizatojnë.

“E dëgjoj këtë gjatë gjithë kohës. Dhe i pyes: a keni duar? A e mbani dot lapsin? Mund të bëni një shenjë me laps në atë copë letër? Po pastaj? Ja, po vizatoni. Tani duhet të zgjidhni çfarë të vizatoni”, thotë ai, i cili vazhdon më tej: “Ky është një mundim i madh për disa njerëz. Kur ata thonë ‘s’di të vizatoj’, kjo do të thotë ‘s’di çfarë të vizatoj’”.

Sipas tij, prindërit duhet të vizatojnë me fëmijët gjatë ditës, ashtu siç u lexojnë nga një histori para gjumit. “Mosha 6 ose 7 vjeç është një moshë e mirë për të filluar. Nuk shqetësohesh për atë që vizaton, por thjesht përfshihesh në aktin e vizatimit”, thotë Riddell, shkruan "The Telegraph".


“Të vizatosh për kënaqësi është diçka që fëmijët e kuptojnë instinktivisht. Mirëpo, përveçse një aktivitet argëtues, vizatimi është një mjet për të mësuar. Mëson si të përdorësh imagjinatën. Mendon si të mësosh vizualisht”, shkruan Shekulli. Ai i këshillon fëmijët që të dalin dhe të blejnë një fletore vizatimi dhe të mbushin atë me piktura: “Mos e vrisni mendjen për ato që bëni aty. Thjesht vizatoni!” /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori