LAJMI I FUNDIT:

Si hahet bajamja (bademi)

Si hahet bajamja (bademi)

Bajamja ka dobi të shumëfishtë për shëndetin tonë, mirëpo thonë që është me rëndësi edhe se si e hamë.

Bademin (Prunus dulci), para konsumimit, duhet ta njomim në ujë dhe ta lëmë ashtu gjatë natës. Përse?


Për shkak se në atë mënyrë nga ai më së mirë “nxirret” gjithë ajo që na duhet: proteinat, fibrat, vitamina E, kalciumi, zinku, fosfori dhe magnezi.

Bajamet “e thata” kanë enzime dhe membrana të cilat i mbrojnë para mbirjes, por edhe rëndojnë organizmin tonë që nga ai të marrin përbërësit e rëndësishëm.

Kur qëndrojnë në ujë membrana zhduket, e cila di të ketë edhe shije të hidhur, prandaj kjo për ne është shumë e rëndësishme: nutrienet e shëndetshme na janë të qasshme, stomaku ynë bademet më lehtë do t’i zbërthejë, por edhe për ne është më e thjeshtë t’i hamë, sepse pa membrana janë më të buta.

Është me rëndësi që bademet t’i njomni në ujë. Mirëpo, a e dini që bademi është afrodiziak, transmeton Telegrafi.

Bajamja është fryti arror më alkalin, çka do të thotë që në trup nuk krijon reaksion acidik. Përveç kësaj, në të gjendet sistemi shumë i balancuar i materive ushqyese, dhe kështu është i njohur si fryti më i shëndetshëm arror, siç është për shembull molla në mes pemëve.

Rreth 52 për qind e peshës së tij bie në yndyra, nga të cilat 67 për qind janë të pangopura. Kombinimi shumë i mirë dhe i shëndetshëm i yndyrave esenciale, proteinave dhe fibrave mundëson efekt pozitiv të bademeve në nivelin e kolesterolit në gjak – shumë mjekë dhe ekspertë mjekësor u rekomandojnë njerëzve të hanë badem për të ulur nivelin e kolesterolit.

Përveç kësaj, bajamja është një nga burimet më të pasura të vitaminës E në natyrë. Kjo vitaminë është antioksidante, respektivisht vepron kundër radikaleve të lira.

Në badem gjejmë edhe shumë vitaminash komplekse B, veçanërisht niacinëm, dhe mineralet, nga të cilat ndajmë kalciumin, me të cilin pikërisht bademi është më i pasur ndër frutat arrore.

Materiet e tij ushqyese, veçanërisht proteinat, në mënyrë ideale plotësojnë kombinimin me drithërat, prandaj është më e mira në kombinim me musli.

Bademet mund t’i përdorim, edhe të përzier në mikser në formë të gjalpit ose nga ata mund të bëjmë edhe qumësht shumë të shijshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori