LAJMI I FUNDIT:

Verbohet në sy si pasojë e infektimit nga thjerrëza

Verbohet në sy si pasojë e infektimit nga thjerrëza

Stephen Souter ka mbetur me një sy të verbër, pasi thjerrëza tij ka mbledhë parazitë, të përqendruar në mes të syrit.

Burri 63-vjeçar ka përjetuar dhimbje të papërshkrueshme në sy, derisa sëmundja po ja dëmtonte ngadalë kornenë e syrit.

Inxhinieri i pensionuar, është diagnostikuar me Acanthamoeba Keratitis – një infeksion që shkaktohet nga organizma mikroskopik, që jetojnë në ujëra në afërsi tonën.

Për tre vjet me radhë, ai i kishte përdorur si duhet thjerrëzat, deri në fillim të këtij viti, iu desh të vizitojë mjekun, për shkak të dhimbjeve të mëdha në syrin e majtë.


Fillimisht ai është trajtuar me pika për sy, për t’i hequr skuqjen dhe lehtësuar dhimbjen, por më pas është dashur të rriten dozat e medikamenteve.

Me gjithë intervenimet, ai ka mbetur i verbër në njërin sy, ku parazitët kanë krijuar fole, duke i dëmtuar syrin deri në verbëri, transmeton Telegrafi.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori