Nga: Ben Quinn / The Guardian
Përktheu: Telegrafi.com
Galeria Kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar e ka ndryshuar titullin e veprës së Edgar Degasit – nga “Valltaret ruse” në “Valltaret ukrainase”, duke u bërë kështu thirrje institucioneve tjera kulturore, që të mendojnë sërish për interpretimet ose etiketimet e gabuara të artit dhe të trashëgimisë ukrainase.
Pas reagimeve të ukrainasve nëpër media sociale, nga galeria thanë se e kanë ndryshuar titullin e veprës së shekullit XX të impresionistit francez – e cila vepër aktualisht nuk është e ekspozuar. Bëhet fjalë për pastelin që i përshkruan trupat e valltareve – nga të cilat artisti u mahnit kur i ka parë në Paris, në fund të jetës së tij.
E verdha dhe e kaltra e ngjyrave kombëtare të Ukrainës janë të dukshme në ato që janë si shirita e që mbahen në veshjet dhe në kurorat e valltareve.
Një zëdhënës i Galerisë Kombëtare tha: “Titulli i kësaj pikture për shumë vjet ka qenë temë e diskutimit dhe madje është përfshirë në literaturën shkencore; megjithatë, fokusi është shtuar gjatë muajit të kaluar, për shkak të situatës aktuale, ndaj menduam se ishte moment i përshtatshëm për ta përditësuar titullin e pikturës e për të pasqyruar më mirë temën e saj”.
Disa javë më parë, një anëtar i departamentit të arsimit të kësaj galerie e ka përmendur këtë çështje teksa një ukrainas – që jetonte në Londër – e kishte përdorur Instagramin për të reaguar.
Ndër emrat që e përshëndetën këtë veprim të Galerisë Kombëtare është Mariia Kashchenko, themeluesja dhe drejtoresha – me origjinë ukrainase – e Art Unit-it që shfaq artistët në zhvillim (për momentin, 21 artistë ukrainas).
“E kuptoj se termi art rus u është bërë term i një mbulese të lehtë e të dobishme, por është vërtetë e rëndësishme që gjërat tashti të rregullohen. Si ukrainase, në të kaluarën kam hasur në rastet kur më quanin ruse, ose ku trashëgimia ukrainase përshkruhej si ruse”, ka thënë ajo.
Kritikat ndaj institucioneve kulturore në Mbretërinë e Bashkuar kanë ardhur edhe nga Olesya Khromeychuk – nga drejtoresha e Institutit të Ukrainës në Londër, e cila muajin e kaluar shkroi në revistën gjermane “Der Spiegel”: “Çdo udhëtim në një galeri apo ndonjë muze në Londër, me ekspozita mbi artin ose kinemanë e BRSS-së, shfaq keqinterpretime të qëllimshme ose thjesht shabllone të rajonit si një Rusi e pafundme – ashtu siç do të dëshironte ta shihte presidenti aktual i Federatës Ruse. Kuratorët nuk e kanë problem t’i paraqesin si ruse – artin dhe artistët hebrenj, bjellorusë apo ukrainas. Në ndonjë rast të rrallë kur një ukrainas nuk paraqitet si rus, ai ose ajo mund të paraqitet si ‘i lindur në Ukrainë’, siç ishte rasti me regjisorin Oleksandr Dovzhenko në një ekspozitë mbi artin revolucionar në Londër”.
Galeria Kombëtare i tha ditores “Guardian” se kërkimet në koleksion e pikturave po vazhdojnë dhe se informacioni rreth veprave përditësohet sipas rasteve dhe kur informacionet e reja dalin në dritë.
Një zëdhënës i Galerisë Kombëtare të Portreteve ka thënë se kjo galeri u mbyll meqë iu nënshtrua një transformimi të madh, por si pjesë e projektit “Inspiring People” po e rishikon interpretimin e çdo vepre që do të shfaqet – kur ajo rihapet në vitin e ardhshëm. Duke iu referuar veprimeve të ndërmarra në lidhje me veprën e Degasit, zëdhënësi shtoi: “Jemi gjithashtu të hapur që për veprat specifike të marrim komente nga publiku dhe të përgjigjemi rregullisht në komentet e audiencave tona – përfshirë ato të bëra në mediat sociale”. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Prizreni ruan monedhat ilire

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

DUKE FOLUR ME IDIOTË

Vizita e gazetarit anglez Edward Frederick Knight, në veriun e Shqipërisë së vitit 1879

Pesë simbolet e fshehura në pikturat e Vermeerit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës